Ambasadori i ShBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka pritur në takim nënkryetaren e Kuvendit të Kosovës, Saranda Bogujevci. Në një cicërimë në twitter, ai e ka lavdëruar Bogujevcin për përkushtimin dhe guximin e saj në punë.
“Gjithmonë kam kënaqësi të takohem me miken time, nënkryetaren e Kuvendit të Kosovës, Saranda Bogujevci. E përgëzoj për lidershipin dhe guximin e saj dhe vlerësova marrjen e perspektivave të saj largpamëse për çështjet kryesore”, ka shkruar Hovenier. /TV Malisheva