Derisa sot Kosova ka marr statusin si kryesuese e Grupit Drejtues të Punës për Zhvillim Rural Rajonal të vendeve të Evropës Juglindore, kryesuesi nga Kosova i kësaj asambleje, Bekim Hoxha thotë se Kosova në këtë organizatë për një vit me radhë do ketë rol drejtues të të gjitha projekteve që implementohen nga grupi teknik për zhvillim rural.Hoxha ka kërkuar nga Qeveria e ardhshme që ta ketë prioritet bujqësinë dhe zhvillimin rural në Kosovë, pasi që këtë sektori sipas tij e presin projekte të mëdha. Hoxha: Shpresoj që bujqësia dhe zhvillimi rural do jetë prioritet i qeverisë së ardhshme Video“Besoj që të gjitha Qeveritë e kanë pasur prioritet, por edhe Qeveria që do vjen po shpresojmë që Bujqësia dhe Zhvillimi Rural do jetë njëri prej prioriteteve, sepse ne e dimë që Kosova karakterizohen si vend rural po flas sipas definicionit që është në kuadër të Komisionit Evropian dhe shpresoj që me të vërtet do jetë prioritet bujqësia në Kosovë për të arriturat e shumta që na presin”, tha Hoxha. Sipas kryesuesit të Grupit Drejtues të Punës për Zhvillim Rural Rajonal Kosova gjatë kësaj periudhe një vjeçare sa është në krye të grupit do të ketë mundësi të mira për bashkëpunim regjional dhe projekte të shumta në të mirë të sektorit të bujqësisë. Hoxha: Kosova do drejtoj projektet që do implementohen në kuadër të grupit teknik për zhvillim rural Video“Roli i Kosovës do jetë kryesues i asamblesë ku të gjitha projektet që do të implementohen në kuadër të këtij grupi teknik për zhvillim rural Kosova do i drejtojë dhe po ashtu do jetë pjesëmarrëse në implementimin e tyre…. Po shpresoj se në këtë grup do kemi të mirat të shumta në aspektin e bashkëpunimit regjional po ashtu edhe pjesëmarrjes në implementimin e projekteve që janë duke u implementuar vite me radhë në këtë organizatë pasi që Kosova që nga viti 2006 është anëtare e rregullt përmes dy delegatëve”, tha Hoxha. Hoxha i cili është edhe drejtori i Departamentit të Vreshtarisë dhe Verërave në Ministrinë e Bujqësisë tregoi edhe disa nga përfitimet e Kosovës si pjesëmarrëse në Grupit Drejtues të Punës për Zhvillim Rural Rajonal të vendeve të Evropës Juglindore.Hoxha: Kosova ka qenë përfituese e shumë projekteve në kuadër të këtij grupi Video“Kosova ka marr pjesë në shumicën e projekteve të bashkëpunimit regjional shembull projekti në fjalë ka qenë Malet e Sharrit,ku kanë qenë të përfshira Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia, po ashtu kemi edhe projektin për Bjeshkët e Nemuna i cili është në implementim e sipër si dhe shumë studime dhe analiza të cilat janë bërë në raport me statistikat në raport me të gjitha zhvillet e fizibilitetit në çështjet e zhvillimit rural dhe bujqësisë“, deklaroi ai. Grupi Drejtues i Punës për Zhvillim Rural Rajonal (GDP) është një organizatë ndërqeveritare dhe ndërkombëtare, e cila është e lidhur me institucionet qeveritare për zhvillimin rural në shumë vende të Evropës Juglindore. Synimi i saj është që të ofrojë bashkëpunim konstruktiv dhe të vazhdueshëm ndërmjet Ministrive për Bujqësi, në kuadër të përgjegjësive të tyre drejt procesit integrues në Bashkimin Evropian. Deri tani kjo organizatë e njohur ndryshme si SWG është udhëhequr nga Maqedonia e Veriut./KosovaPress/https://youtu.be/0Bkrh3YJ7Kg

Share.