Hashim Hoxha, vëllai i ish-mësimdhënësit Qazim Hoxha, ka thënë se çmimi për kontribut në arsim sa ishte krenari, ishte edhe dhimbje, shkruan TV Malisheva.  

“Atë ditë ishte një ndjesi shumë  e veçantë, në ditën e çlirimit, atë ditë sa ishte krenari, ishte edhe dhimbje”, tha Hoxha.

Ai ka thënë se nëna e tij ishte në gjendje emocionale dhe krenarie.

“Ishte një ndjesi, por çfarë më la përshtypje ishte se ishim gjithë familja dhe të rinjtë ishin më të lirshëm, ndërsa nëna ishte në një gjendje më emocionale ,  një ndjenjë krenarie”, tha ai.

Mësimdhënësi Qazim Hoxha u nderua pas vdekje me çmimin “Hamdi Berisha” për kontribut në arsim. /TV Malisheva

Share.