Pronari I dyqanit të librave, Hashim Hoxha, ka thënë se leximi është pasion dhe se të lexosh të bën më largpamës, shkruan TV Malisheva.
Ai ka thënë se çdo libër që lexon, diapazoni I jetës së atij personi është më I gjerë dhe ai person është më largpamës.
“Për mendimin tim është pasion, nëse nuk është pasion nuk mundesh të lexosh, ajo duhet të hyj në shpirt që nga vegjëlia, sepse çdo libër që lexon, diapazoni i jetës është më i gjerë, largpamësia më e madhe”, ka thënë Hoxha. /TV Malisheva