Kryeimami i Bashkësisë Islame të degës në Malishevë, Florim Krasniqi ka thënë se për kurban mund të theren edhe kafshët tjera pos kafshëve të imëta, por që ato duhet të jenë të moshës së caktuar, shkruan TV Malisheva.

“Sa i përket përzgjedhjes së kafshës janë dy kategori të kafshëve që bëhen kurban, kemi kafshët e imëta që janë dhetë dhe dhitë, ato kërkohet që mosha e tyre të jetë një vjeçare. Tek lopa, buallica dhe të ngjashme kërkohet të jetë dy-vjeçare, ndërsa tek vendet që për kurban bëjnë devenë, kërkohet të jetë 5-vjeçare”, ka thënë Krasniqi.

Ai po ashtu tregon se për therjen e këtyre kafshëve që bëhen kurban ka edhe disa rregulla si dhe koha është e caktuar, ku siç tregon ai, koha për therjen e kurbanit fillon që pas faljes së Kurban Bajramit dhe vazhdon deri në kohën e Ikindisë së ditës së tretë të kësaj feste.

“Kafsha për kurban të jetë prej kafshëve të lejuara, hallall, të mos ketë ndonjë të metë që vërehet shumë, përshembull të mos jetë i verbër, i çmendur, i çalur e kështu me radhë, ndërsa koha për therjen e kurbanit fillon pas faljes së namazit të Kurban Bajramit dhe vazhdon deri në kohën e Ikindisë në ditën e tretë të festës së Kurban Bajramit”, ka thënë ai. /TV Malisheva

Emisioni i plotë:

Share.