Ish-ministri i jashtëm Enver Hoxhaj ka kritikuar kryeministrin Kurti dhe qeverinë e tij se po bëjnë dialog të mbyllur dhe jo transparent.

Përmes një statusi në Facebook, Hoxhaj ka thënë se dialogu asnjëherë nuk ka qenë si proces më i mbyllur dhe më jo transparent me Serbinë, sikurse është tani.

“Asnjëherë nuk ka qenë dialogu si proces më i mbyllur dhe më jo transparent me Serbinë, sikurse është tani, ku as qytetarët, as opozita dhe as opinioni publik nuk e dinë se kujt kryeministri Kurti dhe qeveria e tij po i thonë PO në një restaurant, pa e ditur askush në Kuvend të Kosoveës se çfarë përmbajnë këto plane dhe çfarë po pranojnë e cili është rezultati i përfundimtar!”, ka shkruar Hoxhaj.

/TV Malisheva

Share.