Ish-ministri i jashtëm, Enver Hoxhaj, ka thënë se Kurti sot në kuvend ishte shumë i sinqertë pasi e pranoi se dialogu nuk është i lehtë por që ai si deputet është i trishtuar me atë se ku do të përfundoj dialogu.
Hoxhaj ka shprehur shqetësimin e tij për ecurinë e dialogut dhe në të njëjtën kohe ka admiruar që Kryeministri Kurti ka pranuar vështirësinë e dialogut.

“Kryeministri kurti qe shumë i sinqertë me ne, tmerrësisht i sinqertë, ky ishte i sinqertë në atë se si e sheh dialogun. Por unë jam i trishtuar në atë se ku mund të shkoj dialogu Kosovë-Serbi”, ka thënë Hoxhaj.

Ish-ministri i Jashtëm, Hoxhaj ka thënë se ka informata se ky proces do të zgjasë deri në vitin 2030.

“Në ato sa kam unë informata ky proces mund të zgjasë deri në vitin 2030”, ka thënë ai.

/TV Malisheva

Share.