Ish-ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj, ka thënë se është mirë që raporton kryeministri për takimin e fundit në Bruksel, megjithatë thotë se nuk dëgjoi diçka të re nga ky takim.

Deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj akuzoi kryeministrin Hoti se po shkon në dialog pa strategji, dhe se kjo nuk është e mirë.

Hoxhaj ka folur edhe për emërimin e koordinatorit shtetëror për dialog, Skender Hyseni, duke thënë se është përzgjedhje e mirë pasi që sipas tij, Hyseni është i mbi kualifikuar.

Hoxhaj tutje ka thënë se është shqetësuese mos koordinimi i partnerëve të koalicionit për përzgjedhjen e koordinatorit.

“Pse po ndiej keqardhje, së pari dje para se të fillon takimi me koordinator, çka unë mendojë se Hyseni është i kualifikuar për një pozitë të tillë, është përzgjedhje e mirë. Por para se të fillojë takimi koordinatori, unë e pash një postim të kryeministrit që tash kisha pas dëshirë të na sqaron, ky tha që roli i koordinatorit dhe roli i takimit është draftimi i një marrëveshje përfundimtare mes Kosovës dhe Serbisë”.

“Për mua kjo ishte jashtë çdo pritje, s’e u ditke cilat janë temat e takimit. Nëse kryeministrit i vendit thotë në ‘facebook’ se: Qëllimi i takimit është draftimi i një marrëveshje dhe shkon vetëm Skender Hyseni të cilin e respektoj, nuk ma merr mendja si serioze dhe s’po dua ta përdori ndonjë fjalë të rëndë dhe ta rëndojë kryeministrin s’e është kryeministër i të gjithë neve, por nuk është qasje serioze”, ka thënë Hoxhaj./Tv Malisheva

Share.