Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, njëherësh deputet i PDK-së Enver Hoxhaj, në fjalën e tij në Kuvend, ku është thirrur debat parlamentar rreth dialogut Kosovë-Serbi, ka thënë se është i tmerruar nga ajo se çka tha kryeministri Albin Kurti paraprakisht për dialogun.
Hoxhaj fillimisht në emër tha se Kurti ishte korrekt në fjalimin e tij
Hoxhaj: Jemi duke folur për një proces politik i cili zgjatë deri në vitin 2030
“Jam tmerrësisht i trishtuar nga ajo që dëgjova se ku mund të jetë dialogu Kosovë-Serbi….të hënën flasim për dialogun e të premten i mbushim 15 vite shtetësi. Po ne e kemi ftuar këtë seancë meqë është edhe një fazë kritike për vendin dhe çfarë po debatojmë sot dhe marrëveshja që mund të arrijmë siç e dëgjuam kryeministrin, se unë kam informata mund të jetë në fuqi deri në vitin 2030, ne jemi duke folur për një proces politik i cili zgjatë deri në vitin 2030…. dhe unë dua ta ftoj kryeministrin të për dhunën që është ushtruar këtu në Kuvned të kërkojë falje, për shpalljet e tradhëtive të thotë diçka”, ka thënë Hoxhaj.
Ish-ministri i jashtëm Hoxhaj ka thënë se kryeministri Kurti është “amater” në një avanturë të rrezikshme.
Hoxhaj: Kush ia ka dhënë mandatin Kurtit me fol për marrëveshje me Serbinë pa e përfshirë njohjen
“Kush ia ka dhënë mandatin Kurtit me fol për marrëveshje me Serbinë pa e përfshirë njohjen e ndërsjellë. Marrëveshja nuk është as finale e as kontraktuale, me kaq sa e dëgjova deri më tash kryeministrin Kurti. Qeveria e ka sjell një situatë politike pas veprimeve të gabuara në Veri, ku Asociacioni kërkohet para marrëveshjes finale dhe pa njohje… Në pikëpamjen tonë, nuk ka normalizim pa njohje të ndërsjell. Nuk ka tejlakim të ngërrçit bllokues historik shqiptaro – serb, pa njohje të ndërsjell dhe në këtë drejtim ashtu siç është sjell Kurti deri më tash ia ka siguru një fitore diplomatike Serbisë para se m’u ulë në tavolinë”, ka thënë tutje Hoxhaj.
Sipas tij, në propozimin franko-gjerman shqetësuese është statusi special për Kishen Ortodokse Serbe, pasi kjo e tejkalon Pakon e Ahtisarit.
/TV Malisheva