Deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka vizituar ish-presidentin, Hashim Tahqçi dhe ish-krye parlamentarin, Kadri Veslei në Hagë
“Nuk mund ta përmbyllja vitin 2022 pa i vizituar miqtë e mi, presidentin Hashim Thaçi dhe kryetarin Kadri Veseli, të cilët po mbahen pas nëntë dyerve të mbyllura padrejtësisht në Hagë! Ata mbyllën portën e errët të robërisë dhe së bashku me UÇK-në hapën derën e madhe të lirisë”.
Kështu ka deklaruar deputeti i Partisë Demokratikë të Kosovës, Enver Hoxhaj, pas vizitë së tij të ish-krerëve të UÇK-së në Hagë.
“Nuk mund ta përmbyllja vitin 2022 pa i vizituar miqtë e mi, presidentin Hashim Thaçi dhe kryetarin Kadri Veseli, të cilët po mbahen pas nëntë dyerve të mbyllura padrejtësisht në Hagë! Ata mbyllën portën e errët të robërisë dhe së bashku me UÇK-në hapën derën e madhe të lirisë! Ata do të triumfojnë përsëri mbi këtë padrejtësi të re, sikurse kanë triumfuar mbi padrejtësitë e vjetra të historisë!”, ka shkruar Hoxhaj në Facebook.