Zëvendëskryeministri i Kosovës, njëherësh edhe nënkryetari i PDK-së, Enver Hoxhaj, përmes një shkrimi ka thënë se 1 tetori gjithmonë është shoqëruar me vendime të mëdha nga ana e Partisë Demokratike të Kosovës.

Nënkryetari i PDK-së, Enver Hoxhaj, përmes një statusi në rrjetin social Facebook, ka shkruar se reformat në arsim gjithmonë kanë ardhur nga PDK-ja dhe me këtë ka përmendur disa nga të rriturat e PDK-së në sistemin e arsimit në Kosovë.

Hoxhaj, ka thënë se sa ka qenë ministër i Arsimit, në Kosovë është rritur numri i studentëve dhe me këtë është arritur synimi i përfshirjes sa më të madhe në arsimin e lartë.

Ai, gjithashtu, ka treguar edhe për rritjen e pagave për profesorët dhe lirimin nga pagesa të studentëve në semestre dhe uljen e çmimit për konvikte.

Ky është shkrimi i plotë në Facebook:

1 tetori gjithmonë është shoqëruar me vendime të mëdha nga ana e Partisë Demokratike të Kosovës. Gjatë kohës sa isha ministër i Arsimit, kemi rritur në 150 mijë numrin e studentëve dhe me këtë kemi arritur synimin për përfshirjen sa më të madhe të studentëve në arsimin e lartë. Pasi kemi ndërtuar edhe mekanizmat për sigurimin e cilësisë, kemi rritur edhe pagat e profesorëve 100% dhe kemi ulur 50% shumën e pagesës për semestër dhe çmimin për konvikte për studentë, si dhe kemi rritur numrin e bursistëve.

Të gjitha reformat në arsim kanë ardhur nga qeverisja e PDK-së. Hap tepër i rëndësishëm është edhe krijimi i strukturave për zhvillimin e cilësisë dhe integrimi në rrjetin ndërkombëtar.

Por para nesh janë edhe shumë punë të tjera të mëdha për të arritur një arsim sa më cilësor. Me qeverisjen e ardhshme, PDK do të vazhdojë të marrë vendime të mëdha dhe të përmbush synimin e saj për ngritjen e arsimit në nivel evropian! #EnverHoxhaj4 #PDK112

Share.