Nënkryetari i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka vizituar sot Kompaninë Regjionale të Ujitjes ”Radoniqi-Dukagjini”.

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Enver Hoxhaj, është zotuar se, Zgjerimi i liqenit të Radoniqit dhe rritja e sipërfaqes së ujitjes do të jenë prioritet i qeverisjes së ardhshme të PDK-së.

Këtë e ka bërë të ditur pas vizitës që i bëri sot Kompanisë Regjionale të Ujësjellsit “Radoniqi-Dukagjini”, përcjell lajmi.net.

Postimi i plotë i Hoxhajt pa ndërhyrje:

Vizitë në Kompaninë Regjionale të Ujitjes ”Radoniqi-Dukagjini” dhe bashkëbisedim me drejtorin, Jahja Kadrija, një menaxher dhe profesionist i zoti.

Në programin e ardhshëm qeverisës, prioritetet për Gjakovën, Rahovecin dhe Prizrenin do të jenë: zgjerimi i liqenit të Radoniqit, rritja e sipërfaqës së ujitjes, prej të cilave do të përfitojnë edhe më shumë farmerë të këtyre trevave.

Share.