Së fundmi është raportuar se HTC po planifikon të kthehet në industrinë e telefonave mobil, pas një serie gabimesh që e detyruan atë të binte në listën e kompanive të parëndësishme. Me sa duket modeli i ri i telefonit të cilin do ta lansojë në vitin 2020 pritet të jetë Desire 20 Pro, raporton LlabTooFeR.

LlabTooFeR nuk ofroi detaje të plota mbi këtë produkt, por burimet e tij tregojnë se Desire 20 Pro duket shumë si një model mesatar i cili do të inspirohet nga disa modele ekzistuese në treg.

Në fakt, Desire 20 thuhet se do të përngjajë shumë me OnePlus 8 dhe Xiaomi Mi 10. Në pjesën e përparme, gjoja huazon dizajnin e OnePlus 8. Pjesa e pasme e saj përdor një përbërje me shumë kamera, të cilat do të jenë të organizuara si ato në Mi 10.

Brenda, Desire 20 Pro thuhet se do të vijë me Snapdragon 660 dhe 6 GB RAM të Qualcomm. Në ndërkohë, 5G nuk pritet të jetë pjesë e paketës që sjell Desire 20 nga HTC./ Tv Malisheva

Share.