Në 20 vjetorin e themelimi të BP Home Investment është hapur edhe fabrika ”InstaBuilt”, pjesë e Zonës për Procesim të Eksporteve, e cila ka kapacitet të lartë për eksport në tregjet ndërkombëtare dhe do të ndikojë direkt në nivelin e punësimit dhe ekonomisë në Kosovës.

Drejtori i kompanisë BP Home Investment, Mentor Pllana tha se kjo fabrikë aktualisht ka kapacitet të ndërtojë 240 mijë metra katror të këtyre shtëpive modulare, kurse synojnë që deri në vitin 2022, prodhimi të shkojë deri në 1 milion metra katror.

Pllana: InsaBuilt tani ka kapacitet të ndërtoj mbi 240 mijë metra katror

 

“Do të prodhojmë ndërtime modulare apo fluturuese të cilat do të fluturojnë në gjithë botën. Brenda vitit 2018-2019, faktikisht ndërtuam zonën për Procesim të Eksporteve, fabrika InstaBuilt po ashtu gjendet si pjesë e kësaj zone. Në kuadër të zonës po ashtu kemi kompani Fingermarket e cila është kompani amerikane dhe në fokus ka financimin digjital të projekteve dhe objekteve të cila do të ndërtohen në gjithë Evropën…Fabrika InstaBuilt po e potencoj kapacitet sot kemi të ndërtojmë mbi 240 mijë metra katror apo 8 lagje si lagjja Çarshia çdo vit, ndërsa në fund të vitit 2022 kompania jonë do të ketë kapacitet të prodhoj mbi 1 milion metra katror apo 26 lagje si lagjja Çarshia çdo vit”, tha ai.

Pllana tha se përmes prodhimeve të kësaj fabrike, Kosova do shënojë rritje të madhe të eksportit drejt vendeve të botës, dhe po ashtu do të punësohen një numër i madh i punëtorëve.

Aktualisht në këtë fabrikë janë të punësuar rreth 80 persona.

Pllana: Do rritet numri i punëtorëve në 1 mijë persona

 

“Përmes kësaj do të kemi reputacion ndryshime, do kemi zhvillim eksponencial dhe do kemi punësim direkt dhe indirekt. Çka do thotë punësim, brenda Zonës për Procesim të Eksporteve që ka Instabuilt, Fingermarket, institutet, logjistikën dhe po ashtu qendrën e trajnimit  deri në fund të vitit 2022, do të kemi mbi 1 mijë të punësuar,  apo prodhues të tjerë të cilët do na furnizojnë neve do të punësojnë indirekt mbi 2500 punëtorë”, theksoi Pllana.

Drejtori i Kompanisë BP Home Investment, tha se bashkëpunëtori kryesor i kësaj fabrike do jenë bizneset e  diasporës shqiptare të shpërndara në të gjitha vendet e botës.

Ai derisa i ka ftuar diasporën shqiptare për bashkëpunim, tha se me ta mund të bashkëpunojnë përmes kontraktimit, ndërmjetësimit për agjent të shitjes, bashkë investimit.

Pllana: Me bizneset e diasporës do bashkëpunojmë në shumë forma

 

“Për ne bizneset e diasporës shqiptare janë bashkëpunëtor lokal në çdo vend ku ata jetojnë dhe veprojnë dhe ne mund të bashkëpunojmë në katër forma. Forma e parë është forma e nënkontraktori që do thotë se kompanitë të cilat veprojnë në Evropë, skandinavi dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës ne mund të bashkëpunojmë bashkërisht të finalizojmë ndërtimet tona kudo që ne do ndërtojmë. Forma e dytë është ndërmjetësimi kemi nevojë për agjent të shitjes, kemi nevojë për agjent që do na ndihmojnë të gjejmë toka për ndërtim…Forma e tretë për bashkëpunim me diasporën është investitor pra jemi të hapur të bashkëinvestojmë bashkë, të ndërtojmë bashkë, dhe të shesim bashkë. Faktikisht forma e katër që i përfshinë të gjitha këto forma atë të nënkontraktorit, ndërmjetësit dhe formën e investitorit është forma e partnerit kështu që ne bashkarisht mund të hapim biznese bashkë në vendet ku ata operojnë”, deklaroi pronari i BP Home Investment.

Pllana tha se Zona për Procesim të Eksporteve do të përurohet në vitin 2020 dhe të ndodhen institutet nga vende të ndryshme që do e furnizojnë këtë fabrikë me materiale të certifikuara.

Pjesë e kësaj fabrike është edhe logjistika, qendrën për certifikim dhe trajnim të fuqisë punëtore.

Pllana: Zona do të lansohet në vitin 2020

 

“Brenda kësaj zone po ashtu kemi edhe institutet nga Sllovenia, Gjermania, Shtetet e Bashkuara të Amerikës të cilët prodhuesit që do na furnizojnë me materiale do të jenë të certifikuara dhe do kenë mundësinë që përveç që do na furnizojnë neve ata do kenë mundësinë do t’i eksportojnë me certifikata të cilët do pajisjen brenda kësaj zone për Procesim të Eskporteve… Zona do të përurohet në vitin 2020 prill maj e gjitha zona qendra e inoavaiconit dhe dizajnit, fabrika “, u shpreh Pllana.

BP Home Investment filloi si biznes familjar në 1999 kur dy vëllezër të cilët filluan tregtimin e materialeve për pronat e pasurive të patundshme themeluan BP Home.

Përmes angazhimit të tyre për të shërbyer dhe bërë një ndryshim, ata u zhvendosën në zhvillimin e pasurive të patundshme vetë nën emrin e kompanisë BP Home LLC. Ndërsa kompania u rrit, ajo u bashkua me partnerë të tjerë për të forcuar praninë e saj dhe për të zgjeruar biznesin si BP Home Investment.

Share.