Në mitologjinë aziatike, hudhra e zezë thuhej që ofronte përjetësinë. Hudhra e zezë e thënë më thjesht është një hudhër gati e kalbur. Për të arritur kalimin e hudhrës në gjendje të kalbur, është e nevojshme ta mbani atë në një dhomë me një temperaturë dhe lagështi të caktuar.
Hudhra e ‘kalbur’ ka dyfishin e sasisë së antioksidantëve të hudhrave normale dhe për këtë arsye kërkohet shumë. Hudhra e nxirë ka dhe shije më të mirë se hudhra standarde dhe mund të jetë shoqëruese e shkëlqyeshme e pjatave të djathit dhe pulës. Procesi i shndërrimit të hudhrës zgjat tre javë deri në 60 ditë.
Ja se si ta ktheni hudhrën normale në hudhër të zezë
Hiqni papastërtitë nga pjesa e jashtme e hudhrës, por mos e hiqni membranën. Mos e pastroni hudhrën me ujë, por përdorni një sfungjer të thatë për të pastruar papastërtitë. Ndani thelbinjtë e hudhrave dhe vendosi ni në një tigan të madh. Sa herë që piqni diçka në furrë, pasi të mbaroni punë në furrë futini hudhrat brenda për tu tharë. Përsëriteni këtë çdo ditë. Pas 2 deri në 3 javë, do të përfitoni hudhrat e zeza që janë mjaft të shëndetshme dhe të shijshme.
Ndikimi në organizëm
Antioksidant i fuqishëm – shkenca ka vërtetuar se ky lloj hudhre është dy herë më e fortë se hudhra e zakonshme.
Normalizon sheqerin në gjak – parandalon komplikimet e diabetit. Ul nivelin e kolesterolit në gjak dhe triglicerideve.
Shëndet më i fortë i zemrës – Një studim i vitit 2018 zbuloi se hudhra e zezë parandalon dëmtimin e zemrës.
Parandalon kancerin- Konsumimi i ekstraktit të hudhrës së zezë zvogëlon rritjen e qelizave të kancerit të zorrës së trashë dhe qelizave të leuçemisë.
Përmirëson shëndetin e trurit – përmirëson kujtesën, parandalon çmendurinë.