Këndellja nga ndarja mund të zgjasë pothuajse aq se jeni tashmë me ditë të tëra i vetëm mes katër mureve për shkak të izolimit nga coronavirusi
Mirëpo, është lajm i mirë, siç thotë edhe një fjalë e urtë, që koha vërtet shëron plagët, edhe pse juve rezultati i këtij hulumtimi nuk do t’ju ngushëllojë.
Hulumtimi i bërë në revistën profesionale Journal of Positive Psychology, në të cilën kanë marrë pjesë 1550 persona të rritur, ka zbuluar që këndellja nga ndarja mesatarisht zgjatë tre muaj.
Madje 71 për qind e të intervistuarve ka thënë që pas aq kohësh kanë arritur t’i dallojnë anët pozitive të ndarjes dhe të vazhdojnë përpara me jetën e tyre.
Mirëpo, është me rëndësi të mbahet në mend që këtu po flitet për mesataren dhe është e mundshme që do t’ju nevojitet më pak, përkatësisht më shumë kohë që ta kaloni ndarjen.
Te ndarja në mënyrë miqësore, procesi i këndelljes nuk do të duhej të jetë i dhembshëm. Nëse keni ofenduar njëri-tjetrin me fjalë të rënda, dhe ju jeni ndarë me lot pikëllimi, atëherë do t’ju nevojitet një kohë që të ktheheni në jetën normale./ Tv Malisheva