Italia për shkak të përhapjes së variantit të Omicron, javët e fundit ka shënuar një numër të madh të infektuarish me Covid.
Së fundmi si pasojë e Covid ka humbur jetën një 2 vjeçare e cila një ditë më parë ishte shtruar në spitalin e Romës.
Mediat vendase bëjnë me dije se vogëlushja nga Catanzaro u transportua me një C-130J të Forcave Ajrore në Ciampino, po nuk ja ka dalë që të mbijetojë.
Sipas mjekëve 2 vjeçarja për shkak të infeksionit të Covid kishte dëmtim të rëndë në rrugët e frymëmarrjes. /abcnews.al