Një zyrtar policor ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në fshatin Rogoqicë të komunës së Kamenicës. Ngjarja e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme (e hënë) pas orës 12:00.
Ndërsa një tjetër pjesëtar i policisë që ka qenë së bashku me viktimën ka pësuar lëndime dhe është duke u trajtuar në Qendrën Rajonale Emergjente në Gjilan.
Zëdhënësi i Drejtorisë Rajonale të Policisë së Kosovë në Gjilan, Ismet Hashni, tha për KosovaPress se aksidenti ka ndodhur te vendi i njohur si “Te tyrbja” mes mjetit motorik katërrotësh të Policisë së Kosovës dhe një veture civile.
“Në vend ngjarje kanë dal të gjitha njësitet relevante, të cilat janë duke u marrë me rast. Të lënduarit janë transportuar në spitalin rajonal”, tha Hashni.
/TV Malisheva