Cristiano Ronaldo ka folur për herë të parë sa i përket akuzave për përdhunim që e lidhnin me Kathryn Mayorga.

Mediat folën shumë rreth kësaj teme, ndërsa ylli portugez ka folur hapur rreth kësaj teme, duke u shprehur se po luhej me dinjitetin dhe ndershmërinë e tij.

Në intervistën për “Good Morning Britain”, sulmuesi i Juventusit ka shpërthyer në lot kur i është shfaqur imazhi i babait që ka ndërruar jetë për shkak të teprimit me pijet alkoolike.

Pikërisht njeriu më i afërt i Ronaldos, nuk mundi të shihte asnjë prej arritjeve të tij.

“Që të jem numri një pa e ditur ai kurrë, pa më parë që të marrë një çmim, pa parë kampionin që jam bërë, kjo më trishton”, ka thënë Ronaldo mes lotëve.

https://twitter.com/GMB/status/1173466139302813698?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1173466139302813698&ref_url=http%3A%2F%2Fwww.gazetasheshi.com%2Fhumbja-e-babait-dhe-akuzat-per-dhunim-cristiano-ronaldo-shperthen-ne-lot-video%2F

“Sa i përket temës së akuzave, ata po luanin me dinjitetin dhe ndershmërinë time. Është vërtet shumë e vështirë kur ti ke një partnere dhe fëmijë. Isha në shtëpi duke parë TV me familjen time. Dëgjova disa gjëra të pakëndshme dhe më duhej të ndërroja kanal, pasi u ndjeva në siklet”, përfundoi portugezi.

Share.