Një tren ka dalë nga binarët pas goditjes së një automjeti në jug të Hungarisë të martën, 5 prill, duke lënë të vdekur dhe të plagosur disa persona, ka thënë policia.

Ky aksident ka ndodhur pak para orës 07:00 të mëngjesit në qytezën Mindsent.

Policia ka thënë se një furgon ka kaluar mbi binarë dhe është bllokuar më pas nga treni, i cili ka dalë nga binarët nga fuqia e përplasjes.

Autoriteti shtetëror i hekurudhave në Hungari, ka thënë përmes një deklarate se të gjithë personat e vdekur kanë qenë duke udhëtuar në furgon.

Në deklaratë është thënë se 22 pasagjerë kanë qenë në tren në kohën e përplasjes.

Dy njerëz janë lënduar rëndë dhe tetë të tjerë kanë plagë të lehta./rel/

Sipas raportimeve të pakonfirmuara nga faqja lokale e lajmeve, delmagyar.hu, shtatë njerëz kanë vdekur.

/TV Malisheva

Share.