Parlamenti hungarez miratoi sot të parin në një sërë ligjesh kundër korrupsionit në përpjekje për të shmangur pezullimin e fondeve të Bashkimit Evropian në një kohë kur ekonomia e saj mund të përballet me recesion.
Partia qeverisëse Fidesz e kryeministrit Viktor Orban propozoi një ndryshim në Kodin Penal, i cili u miratua nga 136 deputetë, ndërsa 7 votuan kundër dhe 14 abstenuan.
Bashkimi Evropian ka rekomanduar pezullimin e fondeve me vlerë 7.5 miliardë euro për shkak të dështimit të Hungarisë për të luftuar korrupsionin dhe minimin e sundimit të ligjit.
Budapesti është zotuar të hartojë të gjitha ligjet e dakorduara me Brukselin pas bisedimeve të gjata.
Forinta hungareze ka parë një rënie rekord dhe obligacionet hungareze janë shitur në javët e fundit mes frikës se Budapesti do të humbasë miliarda euro në fondet e BE-së.
Në fillim të këtij muaji, ministri i Financave Mihalj Varga tha se ekonomia hungareze po përballet me një “periudhë të vështirë” për shkak të rritjes së inflacionit dhe kostove të larta të energjisë, që do të thotë se buxheti për vitin 2023 do të duhet “ripunuar”./TV Malisheva