Njohësi i zhvillimeve politike në Ballkanin Perëndimor, Florian Bieber ka reaguar ndaj Ambasadës së Rusisë në Afrikë të Jugut, pasi këta të fundit në përpjekje e sipër për të bërë propagandë, kanë vendosur një fotografi të gabuar.
Teksa rusët kanë përmendur bombardimin e Jugosllavisë nga NATO në vitin 1999, fotografinë e bashkëngjitur në shkrimin e tyre e kanë vendosur nga lufta në Irak. Bieber e ka provuar se fotografia është nga lufta në Irak, pasi ka gjetur burimin origjinal të saj.
“Lajm i rrejshëm: Ambasada e Rusisë thotë se lufta në Kosovë ishte më keq (ose e krahasueshme) me sulmin në Ukrainë, duke postuar një fotografi nga lufta e Irakut”, ka shkruar Bieber.