Ata janë një nga çiftet që tashmë kanë bërë bujë të madhe në faqet rozë e po ashtu edhe në rrjetet sociale.

Fjala është për këngëtaren nga Gjilani, Genta Ismajli dhe partnerin e saj, biznesmenin turk Huseyin Usta.

Dyshja, të cilët janë të lidhur prej më shumë se dy vitesh, vazhdojnë të shijojnë çdo moment së bashku.

Së fundmi, ka qenë Usta ai i cili i ka bërë një dedikim të dashurës në një fotografi të shkëputur nga xhirimet e klipit të ri.

“Ju jeni gjëja më e bukur në botë, e dashura ime”, ka shkruar ai.

Usta tashmë po qëndron prapa çdo projekti të artistes shqiptare, duke u bërë një nga përkrahësit më të mëdhenj të saj.

Të njëjtit po jetojnë mes Zvicrës e Turqisë, si dy nga vendet e Huseyin në të cilat ka ndërtuar jetën. /TV Malisheva

Share.