LDK ka përzgjedhur një grua kandidatë për kryetare të Komunës së Deçanit.

Hyrie Dobrunaj është gruaja e parë kandidate për kryetare të komunës që tradicionalisht udhëhiqet nga AAK.

Këtë lajm e ka bërë të ditur përmes një statusi në Facebook, anëtari i kryesisë së LDK-së, Armend Zemaj.

Ky është statusi i tij i plotë:

Hyrie Dobrunaj, e para grua kandidate për kryetare në komunën tonë, e cila do të jetë edhe e para grua që do të udhëheq me Deçanin tonë.

Të gjithë u bëmë NJË, për NJË qëllim të mirë, për NJË zhvillim të qytetit tonë të bukur, të bukurisë shqiptare që ndryshe quhet Deçan, duke zgjedhur NJË grua kandidate për kryetare të komunës.

Aty ku gruaja është e para, aty është edhe e mbara. Kështu do të jetë edhe për Deçanin tonë të bukur.

Kandidatja jonë është nënkryetare e degës, ish-asambliste dhe profesioniste e suksesshme, bashkëshorte e devotshme dhe nënë e përkushtuar.

Ne do të qëndrojmë të bashkuar, në mbështetje të kandidates tonë, ngaqë vetëm kështu e projektojmë dhe realizojmë të ardhmen e sigurt e të mbarë të komunës sonë.

Na priftë e mbara!

/TV Malisheva

Share.