Agjenti i Elseid Hysaj, Mario Giuffredi në një intervistë për Radio ‘Kiss Kiss Napoli’ ka konfirmuar edhe njëherë tjetër dëshirën e mbrojtësit të kombëtares shqiptare për t’u larguar nga Napoli në këtë merkato. Giuffredi ka theksuar se ai kishte rënë dakort me drejtuesit e klubit për ta lënë të lirë Hysajn të largohej, por deri tani diçka e tillë nuk ka ndodhur.
Menaxheri i mbrojtësit shkodran ka nënvizuar se ai dëshiron të provojë një eksperiencë të re, dëshiron të marrë frymë në një tjetër ambient dhe të rikthehet në nivelin e tij më të lartë në një tjetër kampionat, por deri tani Napoli nuk po ndez dritën jeshile për largimin e lojtarit pasi ofertat nuk kanë munguar.
Nga ana tjetër Giuffredi shtoi gjithashtu se nuk mund të lejojë që dy klientë të tij, Hysaj dhe Di Lorenzo i afruar së fundmi te Napoli, të luftojnë për vendin e titullarit në krahun e djathtë të mbrojtjes.
TCH