Skënder Hyseni ka rrëfyer për një ngjarje që i kishte ndodhur derisa ushtronte detyrën si ministër i Punëve të Brendshme.

Ai tha se në vitin 2016 tre eksponentë të “Grupit të Tiranës” së VV-së u patën depërtuar nga Kosova me vendim të Drejtorisë për Migrim dhe të Huaj “sepse e kishin shkelur ligjin për qëndrim në Kosovë”.

Hyseni ka deklaruar se ky deportim u quajt si politik nga Lëvizja Vetëvendosje dhe shton se ata “organizuan një sulm të turpshëm” ndaj tij.

Hyseni tha se ata hodhën ngjyrë në xhamin e përparëm dhe si pasojë vetura ku ai ishte u aksidentu me dy vetura tjera.

“Sidoqoftë, pak kohë më vonë VV e cila e thoshte se “ishte deportim politik”, organizoi një sulm të turpshëm ndaj meje, në kohën time të lirë, ndërsa po lëvizja në veturën time private. Me 22 korrik 2016, ndërsa po ngisja veturën time private, një grup i VV-së, të cilët u identifikuan më vonë, por çuditërisht, u liruan nga gjykata, hodhen ngjyrë në xhamin e përparm të vetures. Si pasojë, nga pamundësia e pamjes për të drejtuar automjetin tim nga ngjyra e hedhur, vetura ime në lëvizje u aksidentua me dy vetura tjera. Pak orë më vonë, me një komunikatë, Vetëvendosja mori përgjegjësinë për sulmin ndaj meje. Dhe prap, çuditërisht, asnjë verpim ligjor nuk u ndërmorë kunder VV-së, ndonëse sulmi kishte vë në rrezik jetë njerzish!!!”, ka shkruar ai në Facebook.

“Pasoi një indifference e paspjegueshme. Nuk kishte asnjë reagim apo denim të këtoj sulmi ndaj ministrit të brendshëm, qoftë edhe nga një deputet i vetëm i Kuvendit të Kosovës. Ishte vetem KM Isa Mustafa që kishte dënuar sulmin. Pse e bëra këtë digression? Assesi jo për t’u viktimizuar! E bëra thjeshtë për të vënë në pah dhe për të theksuar se e keqja vetëm sa vjen e trashet nëse nuk i ndërpritet rruga me kohë. Apo siç thoshte Nelson Mandela: “Budallenjtë shumohen kur njerëzit e mençur heshtin””, ka shkruar Hyseni.

/TV Malisheva

Share.