Me mbërritjen e Richard Grenell, një diplomat i pazakontë zuri selinë e ambasadës së SHBA në Gjermani, shkruante Der Spiegel majin e një viti më parë kur zyrtari i lartë, një konsevator i paepur, u caktua në krye të misionit diplomati amerikan.

Ambasadori i ri është i hapur, modern, dhe Twitterin e përdor, edhe më shume së vete Donald Trumpi, thoshte e përjavshmja prestigjioze. Ekspertë të çështjeve të sigurisë në SHBA nga ana tjetër, duke folur për një media vendase, e përshkruajnë temperamentin dhe stilin e Grenellit si të përshtatshëm me atë të presidentit Trump, ndërsa kujtojnë se emri i tij lakohej muajin e kaluar deri edhe si ai i këshilltarit të mundshëm të ri të sigurisë kombëtare.

“Personalisht, mendoj se Grenell nuk pajtohet me shumë prej pozicioneve të Trumpit në lidhje me politikën e jashtme”, thotë një prej këtyre ekspertëve, Mark Groombridge.

“Por nga ana tjetër”, vazhdon ai, “e ka të qartë se është e kotë t’i dalësh kundër presidentit, Ekziston megjithatë diçka të cilën shefi i Shtëpisë së Bardhë vlerëson më shumë se çdo gjë tjetër, dhe ajo është besnikëria. Richard këtu, di sesi të luajë”, thotë Groombridge.

Grenell, një njohës mjaft i mirë i politikës së jashtme, është themelues i firmës “Capitol Media Partners” në vitin 2010, e cila ofron konsulencë për çështje të jashtme. Ai ka qenë zëdhënës i ambasadës së Shteteve të Bashkuara në OKB për shtatë vjet, 2001-2008, duke e mbajtur këtë post më gjatë se kushdo tjetër e duke shërbyer për katër ambasadorë të ndryshëm. Grenell mban gradën Master për Administratën Publike nga universiteti i Harvardit.

Njëri nga njerëzit që ka sulmuar më ashpër Merkelin dhe politikat e saj është mik personal i Trumpit dhe vendosja e tij është shenjë se Shtetet e Bashkuara po shkojnë drejt zgjidhjes së kufijve.

Share.