38-vjeçari Klodian Çalamani ka pranuar para efektivëve të Policisë në Shqipëri se vrau komshiun e tij 8-vjeçar dhe trupin e tij e varrosi në oborrin e banesës.
Çalamani goditi me sende të forta 8-vjeçarin dhe e mbuloi trupin e tij me baltë. Pas krimit të rëndë ai u gjet nga efektivët e policisë duke konsumuar alkool në banesën e tij, përcjell Euronews Albania
Ka qenë një kamera sigurie, ajo që filmoi momentet kur 38-vjeçari mori djalin e vogël dhe e futi në banesën e tij. Ndërkohë familjarët e djalit të vogël kërkonin prej orësh të miturin dhe kishin bërë edhe denoncimin në policisë.
Banorët shprehen e se autori i ngjarjes, jetonte vetëm dhe nuk kishte komunikim me familjarët e tij.
Ata e njihinin si person problematik dhe me probleme mendore, por zyrtarisht nuk figuron si person i pajisur me një kartelë psikiatrike./TV Malisheva