Të premten e 29 shtator u dëgjuan të shtëna me armë zjarri në lagjen Dardania të Prishtinës.
I dyshuari Flamur Berisha plagosi Dëfrim Kuqin në lokalin ‘Pasarel’, duke i shkaktuar kështu plagë të rënda.
Edhe pse kanë kaluar gati tri javë, i dyshuari ende nuk është arrestuar nga organet e drejtësisë.
Ndonëse hetimet kanë filluar qysh atë ditë për kapjen e të dyshuarit dhe zbardhjen e rrethanave të rastit, deri më sot, as Policia e as Prokuroria nuk kanë dalë me një njoftim për arrestimin e tij apo veprimet që janë ndërmarrë në këtë drejtim.
Por pas gjithë këtyre ditëve, i plagosuri Defrim Kuqi është lajmëruar te miqtë dhe familjarët e tij përmes një reagimi, të cilin e ka siguruar Sinjali.
Kuqi ka thënë se ky rast e ka tronditur atë dhe familjen e tij, teksa ka shkruar se “do të ngrihem, duke mos u dorëzuar kurrë”.
/TV Malisheva