Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka pranuar një video të bombardimeve të sotme në Kiev nga një deputet ukrainas.
Hoti, përmes një postimi në Facebook, ka bashkëngjitur pamjet e dërguara nga Kievi sot.
“I gjithë Kievi sot është zgjuar nën bombardimet e dronëve të lëshuara nga regjimi rus. Këtë video, dhe shumë të tjera, sapo ma dërgoi një mik nga Kievi – deputet i Parlamentit të Ukrainës”, ka shkruar Hoti në Facebook.
Hoti ka shtuar se Kosova është me popullin e Ukrainës.
“Ata do ta fitojnë këtë luftë, sepse po luftojnë për pragun e shtëpisë dhe për fëmijët e tyre. E gjithë bota demokratike duhet ta ndihmojnë Ukrainën, sepse po e mbron rendin demokratik botëror”, ka shtuar ai./TV Malisheva
Postimi i Hotit: