Derisa vazhdimisht bëhet thirrje për respektimin e masave mbrojtëse ndaj COVID-19 të vendosura nga institucionet shëndetësore, disa qytetarë dhe pse të infektuar nuk po vetëizolohen.

Për çka në Podujevë, tashmë është iniciuar rast ndaj një personi i cili ndonëse kishte rezultuar pozitiv me COVID-19, ai nuk iu ishte përmbajtur masës parandaluese për vetëizolim.

“Është iniciuar rast ndaj personit të dyshuar mashkull kosovar, i cili ndonëse kishte rezultuar pozitiv me Covid-19, i njëjti nuk i është përmbajtur masave parandaluese për vetëizolim”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

Ndërkohë që në njoftimin e Policisë së Kosovës, thuhet se me urdhër të prokurorit ndaj të dyshuarit është iniciuar lënda e rastit në procedurë të rregullt dhe se i njëjti është urdhëruar të kthehet në vetëizolim.

“Me urdhër të prokurorit ndaj të dyshuarit është iniciuar lënda e rastit në procedurë të rregullt dhe i njëjti është urdhëruar të kthehet në vetëizolim”, përfundon njoftimi i policisë./Tv Malisheva

Share.