Kryeministri Edi Rama ka replikuar ndaj fjalën se ish-kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, duke thënë se nuk ia përmendi asnjëherë emrin e ish-presidentit Hashim Thaçi. Rama deklaroi se disa prej PD e kanë kthyer Thaçin në tradhtar që duhet dënuar nga Specilaja.

Rama u shpreh se PD e ka ndarë Kosovën kur furnizonte makinerinë serbe me naftë në kohën e luftës së Kosovës.

Rama: PD Kosovën e ndanë veç kur i çonin naftë Millosheviçit

“Vota pro e Partisë Demokratike të Shqipërisë për një raport, i cili ka çuar në Hagë jo disa persona, as disa udhëheqës të një lëvizjeje çlirimtare që nuk ishte as një ushtri e organizuar, as një strukturë e ngritur mbi zinxhir komandimi, por ishte një rebelim, siç do thotë Fan Noli, i katundarëve dhe punëtorëve që morën në një moment pushkën dhe thanë: Mjaft është mjaft”. Kanë çuar atje Kosovën, kanë çuar atje, përmes Hashim Thacit dhe të tjerëve, por këta burrat që vijnë këtu lepujt nëpër barqe dhe macet nëpër qarqe, këta nuk ia përmendin dot emrin Hashim Thacit. Disa të tjerë këtu e kanë kthyer Hashim Thacin në një tradhtar autokrat të korruptuar që duhet të shkojë ta dënojë sa të ketë fuqi Gjykata Speciale sepse paska dashur t’iu ndajë këtyre Kosovën. Këta Kosovën e ndanë veç kur i çonin naftë asaj makinerie që brenda spastrimit etnik, që sot na kujtohen në vitin 2022 këta ta kthejnë në një këngë me dajre e me daulle këtu, me këta trimat, me këta që i gjuajnë me gurë njëri-tjetrit”, deklaroi Rama.

Kryeministri i Shqipërisë tha se rezoluta e paraqitur nga partia e tij nuk është një rezolutë e zakonshme, por është rezolutë ndryshe nga të tjerat sepse është fillimi i një rrugë që do shkojë në Strasburg.

Rama: Këta nuk kanë atdhe

“Kujt t’i flasësh? Këta kujtojnë se kanë atdhe, këta nuk kanë atdhe. Këta nuk kanë as din, as iman sepse kur marrin mikrofonat tjetërsohen, nuk janë njerëzit që janë në rrugë dhe janë njerëz normalë, profesorë, doktorë e tjetërsohen se thonë ‘Kështu e ka politika’. Kështu e ka politika, ngulja thikën kujt të mundesh, sa të mundesh, nga të mundesh madje po e hëngri dhe vendi ynë, nuk ka problem, rëndësi ka që vendi të marrë me vete atë që ti duhet të rrënosh. Kështu i ka mësuar Baca nga i cili kujtojnë se janë ndarë, por flasin njësoj”, tha Rama.

 

/TV Malisheva

Share.