Modelja dhe këngëtarja e njohur shqiptare, Morena Taraku, ka njoftuar fansat ditën e sotme (e premte) se ka ngordhur qeni i saj.
Në një postim të gjatë të bërë në Instagram, artistja nga Peja thotë se ka humbur gjysmën e saj, duke shtuar se ka parë e ka jetuar gjithçka me të.
E njëjta krejt në fund e ka falënderuar për këtë udhëtim që kanë bërë së bashku.
Duhet theksuar që qeni i Morenës vite më parë u diskutua në masë të madhe në shtypin rozë, për shkak se u tha që kapte shifrën e 10 mijë eurove./TV Malisheva
Postimi i plotë i Morenës (pa ndërhyrje):
“Derisa të takohemi sërish, faleminderit që ke qenë gjysma ime @boo_moi
SHOKU IM BESNIK
SKAM SI TE QUAJ NDRYSHE SEPSE KE PARE GJITHCKA E KE JETUAR ME MUA SEKRETE E SEKRETE DHE PO TE KISHE FOLUR JAM E BINDUR QE ASNJEHERE SDO TREGOJE ASGJE.
SOT TE HUMBA TY QE PER DIKEND MUND TE JESH VETEM NJE QEN I BUKUR DHE I LEZETSHEM, POR UNE ME TY BASHK HUMBA EDHE NJE FEMIJE TE VOGEL BRENDA MEJE QE VETEM TI E MBAJE GJALLE…
TE DUA SHUME, FALEMNDERIT ZOTIT QE ME BEKOJ TE ISHE PJESE E KETIJ UDHETIMI ME MUA …
MOS HARRO BESOJI VETEM @eronittsermaxhaj ATJE LART SE VETEM AI DO TE USHQEJ ME KOHE DO LOZE ME TY E DO TI JAP ILAQET ME KOHE SI UNE BEBA JEME…”.