Punonjësit e Inspektoriatit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit kanë nisur të shembin një hotel të njohur në zonën e plazhit në Durrës.

Fjala është për hotel ‘Vila Verde’, i cili ka pësuar dëme të pariparueshme, duke e përcaktuar kësisoj si i pabanueshëm. Hoteli është prekur seriozisht në themele prej tërmetit të fuqishëm të 26 nëntorit. Kësisoj punënjësit e IKMT-së kanë nisur tashmë punën për ta shembur krejtësisht hotelin.

Kujtojmë se qeveria ka njoftuar tashmë prej kohësh se të gjitha godinat që përbëjnë rrezik dhe janë të pabanueshme do të shemben, e veçanërisht ato që ndodhen në Durrës.

Share.