Personi që është therur me thikë mbrëmë në Prishtinë është jashtë rrezikut për jetë. Ai po vazhdon të marrë trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK). Policia e Kosovës ka njoftuar se është arrestuar i dyshuari dhe se në vendin e ngjarjes është gjetur dhe sekuestruar një thikë.

“Rr. Bajram Jahiri, Prishtinë 29.12.2021 – 15:20. Është arrestuar i dyshuari mashkull pasi që ka therur me thikë viktimën mashkull . Viktimës është duke u trajtuar në QKUK dhe sipas mjekëve gjendja e viktimës është jashtë rrezikut për jetë, gjithashtu edhe të dyshuarit iu është ofruar trajtim mjekësor. Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe sekuestruar një thikë. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje. Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

/TV Malisheva

Share.