Deputetët e Kuvendit të Malit të Zi me shumicë vote kanë votuar për rrëzimin e Qeverisë së Dritan Abazoviqit, raporton TV Malisheva.
50 nga 81 deputetë votuan natën e së shtunës me iniciativën e partisë së presidentit Milo Gjukanoviç dhe katër grupeve parlamentare.
Derisa rrëzimi i Abazoviqit ishte drejt fundit, Milo Gjukanoviq, është parë i relaksuar duke shijuar ushqimin në një restaurant në Mal në Mal të Zi.
36-vjeçari Abazoviq e mori postin më 28 prill, pasi qeveria e mëparshme proserbe u rrëzua nga parlamenti.
Qeveria e Abazoviqit ishte një koalicion shumë partiak i pakicës me partinë e tij URA.
Të Gjelbrit, socialdemokratët, partitë etinke të shqiptarëve dhe boshnjakëve si edhe një partie proserbe. Abazoviq do të vazhdojë të drejtojë qeverinë në detyrë, deri sa të zgjidhet kryeministri i ri.