Tashmë është i lirë për të luajtur sërish me Argjentinën, pasi u dënua tre muaj për shkak të kritikave për Conmebol.

Linoes Scaloni ka publikuar listën e lojtarëve të ftuar për ndeshjet kundër Brazilit dhe Uruguait në nëntor.

Në listë është edhe Lionel Messi, që ftohet pasi vuajti dënimin tre mujor që kishte marrë nga ‘Conmebol’, pasi kishte kritikuar këtë institucion. Ishte pas duelit në gjysmëfinale të Kupës së Amerikës ku Argjentina u mposht 2-0 nga Brazili.

Kapiteni Messi ishte ankuar se ‘Conmebol’ është e korruptuar pas gabimeve të panumërta gjatë ndeshjes.

Sido që të jetë, gjithçka i takon të kaluarës – Messi është gati për të bërë diçka më shumë me Argjentinën.

Është kthyer edhe Sergio Agüero, ndërsa befasisht mungon futbollisti në super formë i PSG-së, Angel Di Maria

Nuk është ftuar as Mauro Icardi.

Share.