Selvije Jao me prejardhje nga Gostivari është vajza që i ka rrëmbyer zemrën këngëtarit Shpat Kasapit, i cili prej vitesh ishte beqar.
Ajo dhe Shpati janë fejuar muajin e kaluar me një ceremoni private.
E mbrëmë Selvija ka hapur një pyetësor, ky pyetjet e ndjekësve ishin të shumta e natyrisht edhe të ndryshme.
Por mes pyetjet pati edhe shumë komplimente e kritika ku njërën prej sosh edhe e postoi.
“Osht turp që gruaja e ni kongtari tmir me kon grimer” kështu i shkruan dikush prej ndjekësve.
E që nuk mungoi as reagimi i ciltër e i shkruar me maturi nga Selvija e Shpatit. /TV Malisheva