L ideri i  Çeçenisë Ramzan Kadyrov, njëherazi besnik i presidentit rus Vladimir Putin, urdhëron njësitet e tij speciale që po luftojnë në Ukrainë të rrëmbejnë fëmijët ukrainas.

Në një video e cila po qarkullon në rrjetin social Twitter tregon më së miri për urdhrat të cilat i jep ai forcave të tij në teren.

Njësitë speciale të Kadyrovit kanë qenë ndër të parat që janë nisur në frontet e luftës në Ukrainë, ku shumë prej tyre nuk janë kthyer më, ndër ta edhe komandanti më i besuar i tij, Magomed Tushayev.

Mediat ukrainase kanë raportuar se kanë asgjësuar shumicën e njësive famëkeqe të këtij vendi, të cilët kanë marrë kritika të shumta, me vlerësimin se kjo nuk është një luftë e tyre, por e vetë Putinit.

Udhëheqësi  çeçen vazhdimisht i ka bërë thirrje presidentit rus që të përfundojë sa më shpejtë invadimin e plotë të Ukrainës, por edhe pas afro 3 javë luftimesh dhe bombardime masive, Rusia ende nuk ka arritur të marrë kryeqytetin Kiev.

/TV Malisheva

Share.