Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike (IAEA) njoftoi dje se rregullatori ukrainas e informoi atë se personeli në objektet e mbetjeve radioaktive në Çernobil ka ndaluar riparimet që sigurojnë funksionimin e sigurt të sistemit, pasi ata janë rraskapitur nga puna e pandërprerë që kur Rusia mori termocentralin bërthamor.
Rregullatori i Ukrainës ka informuar IAEA se stafi në Çernobil nuk po riparon më dhe mirëmban pajisjet që janë pjesë e sistemit të sigurisë së stabilimenteve, pjesërisht për shkak të lodhjes së tyre fizike dhe mendore, pasi ata kanë punuar pa ndërprerje për gati tri javë, transmeton Reuters.
Ministria e Energjisë Atomike e Ukrainës njoftoi më herët dje se furnizimi me energji elektrike nga termocentrali bërthamor në Çernobil është rinovuar, që do të thotë se sistemet e ftohjes do të funksionojnë normalisht dhe se gjeneratorët nuk duhet të përdoren.
Ukraina ka paralajmëruar më parë për një rrezik në rritje të rrjedhjeve të rrezatimit nëse linja e transmetimit të tensionit të lartë drejt termocentralit, e cila u dëmtua në luftë nuk riparohet.
/TV Malisheva