Nuk është një sekret që mes Zlatan Ibrahimovic dhe MLS (liga më e madhe futbollit amerikan” nuk ekziston një raport i mirë. Por tani gjërat mund të bëhen edhe më keq. Për të agravuar më shumë situatën mendon vetë sulmuesi suedez, që si gjithmonë nuk pëlqen të jetë diplomat në deklaratat e tij.

“Ky sistem është një m**. Mjafton të fitosh në play-off dhe shpallesh kampion. Sistemi i MLS duhet të ndryshojë”, ka thënë Ibrahimovic. Futbollisti i Los Angeles Galaxy është përplasur shpesh herë me drejtuesit e futbollit amerikan, ndërsa gjatë sezonit të fundit penalizimet dhe dënimet në dëm të tij kanë qënë të shumta.

Share.