Menaxheri Mino Raiola mund të jetë pengesë për rikthimin e sulmuesit suedez tek “Nerazzurri”
Zlatan Ibrahimoviç po planifikon të rikthehet në futbollin evropian pas eksperiencës amerikane
Futbllisti i Los Angeles Galaxy preferon ta vazhdojë karrierën në Serie A, ku kishte luajtur për Juventusin, Interin e Milanin.
Së fundmi flitej se sulmuesi suedez mund të rikthehet në Inter.
Por, këtë transferim mund ta pengojë menaxheri i 38 vjeçarit, Mino Raiola, shkruan “Calciomercato”.
Klubi italian ka marrëdhënie të këqija me Raiolan dhe ky mund të jetë problem për t’u realizuar ky transferim.
Ibrahimoviç e ka paralajmëruar largimin nga LA Galaxy.
Për të flitet se mund të kthehet në Milan ose Manchester United, por interesim për Ibrën ka shfaqur edhe Napoli.