Ministri i MKRS-së , Kujtim Gashi njofton se sot në një ceromoni të organizuar është nderuar ikona e muzikës shqiptare Nexhmije Pagarusha
Ja postimi i plotë :
Në një ceremoni të organizuar nga MKRS-ja në bashkëpunim me Postën e Kosovës, përkatësisht Filatelinë e Postës, u lansua Pulla Postare në nderim dhe vlerësim të figurës së shquar, ikonës së muzikës shqiptare, Nexhmije Pagarusha.
Sot ishte një ditë shumë e rëndësishme për të gjithë ne pra, lansimi i pulës Postare dedikuar ikonës së muzikës Nexhmije Pagarusha e cila ka dhënë kontribut të madh në përçimin e vlerave dhe traditave të vendit tonë me zërin e saj prej bilbili, me pjesëmarrjen e saj në festivale e skena të njohura ndërkombëtare.
Me angazhimin tim dhe të stafit të MKRS-së, është marrë iniciativa për pension shtetëror i përmuajshëm për Nexhmije Pagarushën. Së shpejti MKRS-ja do të botojë një monografi për mbretëreshën e këngës shqipe, ‘Bilbilin e Kosovës’, si dhe në vendlindjen e saj në Pagarushë të Malishevës do të ndërtohet qendra e kulturës për nder të saj. KG

Share.