46 persona janë shëruar nga COVID gjatë 24 orëve të fundit.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës-IKSHPK ka njoftuar se për një ditë janë shënuar edhe 33 raste ndërsa fatmirësisht nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

“Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 711 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 33 raste pozitive. Brenda 24 orëve nuk është raportuar asnjë rast i vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.

Ndërsa numri total i rasteve pozitive që nga 13 marsi kur edhe janë paraqitur dy rastet e para me COVID-19, ka shkuar në 15 mijë e 971 raste nga 73 mijë e 287 persona të dyshimtë në virusin SARS CoV-2.

“Numri total i rasteve pozitive është 15.971 raste nga 73.287 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 638 raste të vdekjes. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 46 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 14.189 raste, kurse numri i rasteve aktive është 1.144”, vazhdon raporti i IKSHPK-së.

Ndërsa me më së shumti raste pozitive është komuna e Prishtinës me 14 raste, Gjilani me 3, po ashtu me tre raste është edhe komuna e Vitisë dhe me një rast komuna e Ferizaj, Fushë Kosovës, Gjakovës, Hani i Elezit, Kamenica, Klina, Peja, Skenderaj, Suhareka e Vushtrria.

Share.