Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës iu është drejtuar me një apel të veçantë të gjithë të moshuarve që të qëndrojnë në shtëpi, ndërsa familjarëve të tyre që të kujdesen për më të moshuarit.
“Të dashur të moshuar, ju lutemi të mos dilni nga shtëpia! Qëndroni në shtëpi, kjo ua shpëton jetën! Të nderuar familjarë të të moshuarve, ju lutemi kujdesuni për më të dashurit tuaj të moshuar dhe për nevojat e tyre, duke u siguruar që të mos dalin nga shtëpia”, thuhet në apelin e IKSHPK-së.
Po ashtu është përsëritur kërkesa që të gjithë t’ju përmbahen rekomandimeve të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike dhe Ministrisë së Shëndetësisë
“Mbani distancë sociale për 2 metra! Mbani maskat! Aplikoni masat e nevojshme higjienike! Na ndihmoni pak që të ju ndihmojmë shumë! Së bashku, ne mundemi dhe ia dalim!”, përfundon apeli i IKSHPK-së./Tv Malisheva