Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës përmes një postimi në Facebook ka njoftuar se është duke vazhduar monitorimi dhe përcjellja në vazhdimësi e cilësisë së ujit të destinuar për pije, i cili tashmë mund të përdoret nga qytetarët.
Në këtë njoftim është theksuar se IKSHPK në bashkëveprim me KRU “Prishtina” kanë ndërrmarrë masat e nevojshme për përmirësimin e gjendjes dhe uljen e vlerave të manganit në nivelin e lejuar për pije.
IKSHPK rikujton se misioni kryesor i tij është mbrojtja dhe përparimi i shëndetit të popullatës.
Postimi i plotë:
/TV Malisheva