Pacientët me Covid-19 të cilët po trajtohen me një ilaç eksperimental, të quajtur remdesivir, po shërohen në mënyrë të shpejtë.
Shumica e tyre kanë shkuar në shtëpi brenda ditësh, raportoi STAT News.
Pacientët që morën pjesë në një provë klinike të ilaçit, kishin simptoma të rënda të frymëmarrjes dhe ethe, por ishin në gjendje të largoheshin nga spitali pas më pak se një javë trajtimi.
“Lajmi më i mirë është se shumica e pacientëve tanë janë shëruar, gjë që është e shkëlqyeshme. Ne kemi humbur vetëm dy pacientë”, tha Dr. Kathleen Mullane, një specialist i sëmundjes infektive në Universitetin e Agoikagos të ShBA-ve.
Nuk ka asnjë terapi të aprovuar për Covid-19, por Instituti Kombëtar i Shëndetit po shqytron disa ilaçe dhe trajtime të tjera, mes tyre edhe remdesivir./ Tv Malisheva