Klubi i futbollit Drita dhe futbollisti, Ilir Blakçori kanë vazhduar bashkëpunimin edhe për dy vitet e ardhshme.
Blakçori ishte një nga futbollistët e rëndësishëm për nënkampionin e Superligës së Kosovës në tri vitet e fundit, prandaj me paraqitjet e tij ka bindur të drejtuesit e kësaj skuadre që të jetë pjesë e tyre edhe për dy vite të tjera.
Klubi nga Gjilani të hënën njoftoi se ka nënshkruar me Besnik Krasniqin i cili erdhi nga Prishtina.
/TV Malisheva