Ilir Deda zyrtarisht është larguar nga Alternativa pasi që kjo e fundit është gati të lidhë koalicion me lëvizjen Vetëvendosje.

Konfimimin për largimin e Dedës nga Alternativa e ka konfirmuar në “Imazh” të RTK-së, Mimoza Kusari-Lila, që është bashkëthemeluese e këtij subjekti politik me Dedën.

Ajo ka thënë se Deda i ka njoftuar me shkrim për dorëheqjen me arsyetimin se ai nuk pranon të jetë sërish pjesë e LVV-së, dhe për këtë shkak i ka ndarë rrugët partiake e politik.

Share.