Komisioni hetimor për shkarkimin e kreut të shtetit i ka bërë ftesë Ilir Metës që më datën 18 Maj të paraqitet për të dëgjuar argumentet
e tij sa i takon akuzave të mazhorancës që pretendon se ai ka kryer shkelje të rënda kushtetuese gjatë fushatës zgjedhore.
Ky komision i ka dërguar kërkesa institucioneve si shërbimeve inteligjente, Policisë së Shtetit lidhur me lëvizjen e kreut të shtetit,
prokurorisë dhe SPAK-ut si dhe AMA-s që t’iu vendos në dispozicion deklaratat e Metës.
Pas debateve komisioni vendosi që për ekspertin që do të asistojë komisioni për hartimin e raportit që do t’i çohen Kuvendit për miratim,
të vendoset në mbledhjen e ardhshme. /TV Malisheva